Në Ulqin janë të regjistruar 35 peshkatar me dinamit

0

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, në komunën e Ulqinit janë të regjistruar 35 persona që me dinamit shkatërrojnë ekosistemin ujor.

Por edhe pse ekziston një evidencë e saktë për to, procedimi penal pothuajse nuk lëviz fare. Pikat më kritike të këtij lloj aktiviteti shkatrrues janë Valdanosi dhe Mendra. Nga Ministria e Mbrojtjes kanë konfirmuar për “Pobjeda” se gjatë patrullimit periodik në këtë zonë nuk kanë vërejtur aktivitet të tillë. Por, sic thonë ata, zona është tepër e gjërë, dhe dy personat në hyrje kanë detyrë parësore të kontrollojnë hyrjet në kompleks dhe jo gjuetinë.

Pasi policia dhe ushtria nuk po japin rezultate në mbrojtjen nga ky lloj devastimi, komuna ka marrë iniciativë në vehte. Të ndimuar nga mbretëria e Norvegjisë, ato kanë nisur projektin Zvillimi i qëndrueshëm i ekosistemit detar dhe bregdetar nëpërmjet mbrojtjes së faunës”, i cili ka katër faza dhe zgjat gjithsej 20 muaj. Nga mjetet e nevojshme, Norvegjia siguron 85% të tyre, kurse komuna pjesën tjetër.

Nënkryetari i komunës Ardijan Mavriq, tha për këtë gazetë se faza e parë përfshin edukimin dhe ngritjen e problemit tek qytetarët. Pastaj vjen monitorimi i gjendjes dhe mbledhja e të dhënave, edukimi i personave që punojnë në institucionet që merren me luftimin e kësaj dukurie, kurse faza e fundit do të jetë zhvillimi i marikulturës dhe akuakulturës si dhe legalizimi i rritjes dhe zhvillimit të peshkut.

Ai tha se që tani mund të vërehen mesazhe nëpër bilborde të cilët u bëjnë thirrje qytetarëve të mos peshkojnë me dinamit.

I gjithë projekti, tha Mavriq, deri tani është duke ecur mirë, dhe ai shpreson se nuk do ketë opstruksione dhe se kështu do të ec edhe në të ardhmen.