Në Sarajevë u përurua busti i Nënë Terezës

0

Busti i Nënë Terezës u vendos zyrtarisht sot para kishës së St Jozefit në Marijin Dvor në Sarajevë, dhe u zbulua nga Kryepeshkopi i Sarajevës Vinko Puljiq dhe donatori i bustit, ish-ambasadori i Republikës së Shqipërisë në BeH Flamur Gashi.

Kardinali Puljiq u tha gazetarëve se Nënë Tereza në këtë shesh ka diçka për të thënë, dhe mesazhi është se “kurrë nuk ka mirësi të mjaftueshme”.

“Pikërisht dashuria e saj për njeriun është një mesazh i qëndrueshme para kishës së Shën Jozefit. Njeriu ka nevojë të shtrijë dorën e mirësisë,” tha Puljiq.

Ai shtoi se ishte dicka e bukur që vendosja e kvtij busti është bërë pak para ardhjes së Papës Françeskut në Sarajevë.

Ish-ambasadori i Republikës së Shqipërisë në BeH, Flamur Gashi, tha se në fund të mandatit të vitit të kaluar në Sarajevë, ka vendosur të lejë një shenjë në këtë qytet të bukur, në të cilin ai jetoi për më shumë se katër vjet e gjysëm.

“Kur mendoja për atë që është më e mira për Sarajevën,  cili do të ishte mesazhi më i mirë, vendosa që  të ishte një bust i Nënë Terezës. Falë Zotit, pas tetë muajsh, Nënë Tereza është këtu në qendër të qytetit të Sarajevës si një mesazh për të mirën e të gjithë shtetasve të BeH, pa dallim feje apo kombi … “, ka thënë Gashi.

Ai tha se Nënë Tereza ishte modeste, se e tërë jetën e saj punoi për njerëzit, për të mirën e popullit. Ajo ishte kudo, në të gjithë njerëzit, pa dallim feje dhe kombësie.

“Kjo është arsyeja pse Nënë Tereza, nuk është vetëm nëna e shqiptarëve, ku edhe ka lindur, por është nëna e të gjithë njerëzve në botë,” tha Gashi.