Në Rivierën e Ulqinit aktualisht po pushojnë 80% më shumë mysafirë se vitin e kaluar.
Këtë e deklaroj për TV Teuta shefi i shitjes në këtë ndërmarrje Isat Dragovoja. Ai tha se fillimi i sezonit është më i mirë se vitin e kaluar, me një rritje mesatare prej 20%.
Dragovoja shtoi se mysafirët janë kryesisht nga vendet e huaja si Çekia apo Gjermania, por ka edhe nga vendet e rajonit si Serbia e Kosova, si dhe grupe sortistësh nga Shqipëria dhe Maqedonia.