Në klubin e tenisit Bellevue, turneu “Ballon Liga 2014” përfundon me sukses

0

Në turneun  i cili zgjati plot një muaj morën pjesë gjashtë ekipe me nga katër lojtarë :

 

       1. Klubi i tenisit Bellevue,     2.  Pirates

      3. Aurora Mobili ,                     4.  Shkodra

      5.  Cungu & Co,                       6. Lovqen osiguranje

Ky turne për here të parë zhvillohet në sistem ekiporë,  dhe sipas Senad Tafës nga udhëheqsia e klubit të tenisit Bellevue, organizatorit të këtij turneu,  lojtarët dhe shiquesit janë treguar shumë të kënaqur me ambijentin dhe rjedhën e turneut. Kënaqsi të vecantë  turneut i dha pjesmarrja e skuadrës  Shkodrane, gjë që edhe e rriti vlerën dhe seriozitetin e kësaj gare.

Edhe pse deri në fund të kësaj gare nuk u dinte  fituesi, ishin garuesit e klubit të tenisit Bellevue ato që në fund u shpallen kampion, duke fituar me rezlutat  4:2  ndaj ekipit finalist Pirates. Vendin e III-të e ndanë skuadra nga Shkodra dhe Aurora Mobili.

Nje aktivitet i tillë parashikohet  të fillojë sërish në fillim të muajit Mars 2015, ku pritet pjesmarje më e madhe e garuesve  vendas por edhe nga jashtë vendit.