Në Itali referendum për kërkimet e naftës, në Mal të Zi askush nuk pyetet

0

Gjykata Kushtetuese e Italisë e ka konfirmuar se duhet organizuar refrendum popullor për lejimin apo jo të kërkimeve të naftës në bregdetin italian, duke i hapur rrugë kërkesave për ndalimin e çdo aktiviteti që ka të bëjë me kërkimin e naftës derin në 12 milje (rreth 20km) nga vija bregdetare, deri në përpilimin e një plani kombëtar për energjinë.

E ndërsa në Itali për aktivitete të tilla do të pyetet populli, në Mal të Zi qeveria nuk ka organizuar as shqyrtime publike.

Edhe pse akoma nuk bëhet fjalë për nxjerrjen por vetëm kërkime të naftës, edhe procesi i kërkimit mund të shkaktojë pasoja për ambientin, sidomos për turizmin. Kjo më tepër do të godasë Ulqinin, pasi sipas informacioneve paraprake, kërkimet kryesisht do të kryhen përballë bregdetit të Ulqinit dhe Tivarit.