Në dy vitet e fundit obligimet financiare të Komunës janë rritur mbi 6.5 milionë euro

0

Sipas analizës së gjendjes financiare në të cilën gjendet Komuna e Ulqinit, e cila ndodhet në duart e këshilltarëve, del se obligimet totale të Komuës kanë arritur shifra marramendëse.

Obligimet e përgjithshme kanë arritur në 13.3 milion euro, kurse kjo shifër vetëm dy vitet e fundit është rritur për më tepër se 6.5 milion. Në këtë kanë kontribuar proceset gjygjësore të trasheguar me vite apo dekada, të cilët nga arka e Komunës kanë nxjerrur një pjesë tëmirë të të ardhurave, por nuk është arsyeja e vetme e kolapsit financiar të saj.

Këtu duhet shtuar edhe papërgjegjësia e zyrtarëve të saj, të cilët me shpenzime shpesh të panevojshme dhe drejtuar vetëm për të forcuar pozitat e veta politike, kanë tejkaluar çdo planifikim të miratuar nga këshilltarët në Kuvend.

Rasti i fundit është ai i kryetarit Gjeka, ku vetëm kabineti i tij i ka tejkaluar ato për më tepër se 50% në dy vitet e fundit, ose më tepër se 300.000 euro. Dhe kjo nuk është shifra përfundimtare , pasi supozohet se ka mjaft faktura tjera që u janë dërguar sekretariateve por që faktikisht janë shpenzime të kabinetit.

Por situata mund të shkojë edhe më keq.

Në gjykatat e vendit ka akoma procese që nëse humbën, dhe kjo varet shpesh nga gjëra që nuk kanë të bëjnë me ligjin, mund ta çojnë Ulqinin drejt falimentimit total. Shuma totale e këtyre proceseve është e barabartë me borxhin e Komunës, mbi 13 milion euro. Nga këto lënda K 1 është 10.5 milion euro, Partizanski put 1 milion dhe mbi 2 milion është vlera e proceseve tjera.

 

komuna2