Në Budva konferenca rajonale “Ekonomia – Bazë për Bashkëpunimin Rajonal të Ballkanit Perëndimor”

0

Në vijim të konkluzioneve nga Forumi i Berlinit, i mbajtur nën patronatin e kancelares gjermane Angela Merkel, ka vazhduar në Budva konferenca rajonale me temën “Ekonomia – Bazë për Bashkëpunimin Rajonal të Ballkanit Perëndimor”.
Në këtë Konferencë po marrin pjesë ministrat e ekonomisë nga Mali i Zi, Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, BeH, Maqedonia, Serbia, përfaqësues të Qeverisë Gjermane, drejtues të Dhomave Tregtare nga rajoni dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme.

Ministrat e ekonomisë nga rajoni u shprehën se rajoni ka nevojë për projekte të koordinuara nga të cilat do të përfitonin të gjitha shtetet e Ballkanit.
Në këtë seancë u vendos të formohet një grup teknik nga ministrat e rajonit, të cilët do të listojnë projekte të cilat duhet të kenë impakt me benefite rajonale dhe për këtë duhet të arrihet konsensus i plotë në mes të shteteve në mënyrë që të shmangen projektet që e konkurrojnë njëra tjetrën.
E veçanta e kësaj konference, siç me të drejte u theksua edhe nga Prof. Dr. Rainer Lindner – Drejtor Ekzekutiv i Komitetit për Marrëdhënie Ekonomike me Evropën Lindore, ishte fakti që për herë të parë mblidhen ministrat respektivë të rajonit dhe diskutojnë projekte me rëndësi strategjike dhe zhvillimore për të gjithë rajonin.

Konferencën, me një fjalë rasti, e përshëndeti edhe kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.