Ndryshim i pushtetit lokal nëUlqin?

1

Ditët e fundit në mediat malazeze kanë dalë lajme se gjoja pushteti aktual në Ulqin po shkon drejt rikompozimit, dhe se disa parti të opozitës do të kalojnë në pushtet.

Nga drejtuesit e partive nuk ka pasur deklarata direkte në konfirmimin e këtyre lajmeve, por është e qartë se marrëdhëniet në mes partnerëve të koalicionit aktual nuk janë të mira.

Problemet filluan që në ditën e parë të formimit të pushtetit, kur u pa qartë se disa pjesë të ekzekutivit po vazdojnë të punojnë me avazet e vjetra.

Pika më e nxehtë ishte cështja e ashensorit në Kala, e cila edhe më tepër i i ftohi marrëdhëniet në koalicion, kurse pika kulminante ishte llogaria përfundimtare, të cilën një pjesë e këshilltarëve të pozitës e konsideron skandaloze.

Akoma nuk dihet se si do të rrjedhë situata, koalicion i ri, apo edhe zgjedhje të parakohëshme  në pranverë

1 Koment

Comments are closed.