Ndodh vetëm në Mal të Zi. Ministri ndërron targat për të keqërdorur makinën zyrtare

0

Në të përditshmen “Vijesti” sot ka dalë një artikull i shoqëruar me foto ku pretendohet se ministri për të drejta e njeriut dhe pakicave Suad Numanoviq, me qëllim shfrytëzimi të makinës zyrtare për punë private, ndërron targat që të mos bjerë në sy ky keqpërdorim.

I njohur së fundmi për thënien se infektimi i foshnjeve në maternitetin e Bijello Poljes nuk ishte asgjë spektakolare, Numanoviq siç duket e ka të vështirë të ndahet nga makina e tij zyrtare tip Benz ML 350 CDI.

Targat jo zyrtare PG BF 466 janë në emër të një personi të gjinisë femrore dhe nuk kanë kaluar në procesin e regjistrimit që nga viti 2009.

Nga ministri kjo gazetë nuk ka arritur të marrë përgjigje për këtë fenomen kurse Ministria e mbrendshme ka njoftuar një deklaratë për ditën e sotme.

Nuk dihet nëse ka edhe ndonjë ministër tjetër që përdor të njëjtën metodë kamuflimi të keqpërdorimit të makinës zyrtare, por nuk do të ishte çudi edhe sikur të ketë.

 

39e2b6f3ed1a58ddc4140d9dc8f4c33c