Ndeshja e kombëtares ndiqet në lokalet e Ulqinit

0

Ndeshja kualifikatore ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë do shfaqet sot edhe nëpër lokalet e Ulqinit, ashtu si në gjithë Shqipërinë, në Kosovë, në Preshevë, në Shkup, e në çdo vend ku jetojnë shqiptarët. Disa nga këto, ku mund të shkoni ta ndiqni ndeshjen janë: Timoni, Irish Pub, Charlie, Riva, Piano, Plaza, Venus, Avanti.

Sa i përket televizioneve, përveç Digitalbit, ndeshjen do ta transmetojnë live edhe:

Në Kosovë: #RTK_1 dhe #RTK_1HD

Në Shqipëri: #RTSH_HD dhe #SUPER_SPORT_2HD

Abu Dhabi Sports Extra HD/Eutelsat 7.3°W -12467 H 27500 -FTA/FALAS/FREE

Abu Dhabi Sports Extra/Badr 26°E -10380 H 27500 -FTA/FALAS/FREE

RTRS/Eutelsat 16°E -11261 H 30000 -FTA/FALAS/FREE

Ndërkohë, në Beograd ka pasur shumë arrestime sot, e për më tepër janë ndaluar në aeroport gazetarët Blendi Fevziu, Sokol Balla dhe Andi Bushati, për ç’gjë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka konsideruar tërheqjen e ambasadorit nga Beogradi dhe anulimin e ndeshjes. Pjesë e grupit prej 48 vetash kanë qenë edhe gazetarë të tjerë dhe biznesmenë, të cilët janë mbajtur për më shumë se dy orë.

Fotot e bashkëlidhura janë bërë tani në stadium në Beograd.

serbi2

 

Përgatitjet e fundit

serbi3

 

serbi4