Ndërtim pa leje te “Albatrosi”. Dyshohet për korrupsion të turpshëm. Qytetarët në protestë

0

Në njërën prej zonave më atraktive të qytetit ka filluar të ndërtohet një objekt prej betoni, i cili sipas burimeve joformale është komplet pa leje.

Investitori përflitet të jetë nga Kosova, por egziston mundësia që pas tij të qëndrojnë individë nga Ulqini. Sic mësohet, për këtë është njoftuar edhe ministri i turizmit Pavle Radulloviq.

Burime të portalit tonë thonë se ekzistojnë dyshime serioze për korrupsion, pasi evidentimi i ndërtimit dhe ndalimi i punimeve kanë mundur të bëhen shumë më herët.

Në lidhje me këtë ndërtim dhe prishjen e imazhit të qytetit, të premten në ora 13.00 është parashikuar edhe protestë qytetare.

Foto: Eleonora Shata