Ndërtesa në Kala: “As në qiell, as në tokë!”

0

Ndërtesa e shëmtuar e cila gjendet në kala e investitores Olga Orllova nuk është më në kompetencë të inpeksionit ndërtimor, i cili njëkohësisht ka konstatuar se shtetësja ruse i ka tejkaluar përmasat e parashikuara me projekt dhe ia ndaloi ndërtimin e mëtejmë, iu tha të përditshmes “Vijesti” nga Drejtoria për Punët Inspektorale.

Ndërtimi në fjalë në Kala është braktisur tashmë disa vite me radhë dhe objekti në kat i papërfunduar përfaqëson rrezik për fëmijët dhe turistët, duke konsideruar se në të mund të hyhet pa problem nga të dyja anët krahas grilave metalike që paraqesin rrezik.

Qytetarët me ngulm apelojnë në institucionet kompetente që ta zgjidhin fatin e objektit “i cili si i tillë e prish imazhin dhe arkitekturën autoktone të Kalasë”.

Në drejtori përkujtojnë se inpeksioni ndërtimor ka konstatuar se investitori posedon leje ndërtimi, por që nuk po ndërton në përputhje me të.

Investitori deri në atë çast ka arritur që të përfundojë ndërtimet e rënda në përdhesë dhe në katin e parë.

“Inspeksioni ka ndaluar punën e mëtejshme deri në përshtatjen e dokumentacionit projekto-teknik me lejen ndërtimore.”

“Meqenëse investitori pasi që iu ndalua ndërtimi nuk vazhdoi me ndërtim, inspeksioni nuk ka autorizim që të ndërmarrë veprim apo masa ndëshkuese”, shkruan në përgjigjen e vet Drejtoria ndaj pyetjes të së përditshmes “Vijesti” se çfarë planifikojnë të ndërmarrin inspeksionet kompetente lidhur me objektin e Orllovës në Kala.

Në Drejtori nuk reportuan se kush është përgjegjës për këtë objekt, si dhe a ka ndonjë afat për përfundim të ndërtimit të objektit. Para kësaj, nga Ministria e Turizmit “Vijestit” i thanë që objekti në Kala është kompetencë e Drejtorisë së Inspekcionit. Orllova është drejtoresha e firmës “Ulcinj Resort” me seli në Kotor dhe që nga qershori i 2009, konsiderohet si investitor i këtij objekti. Deri në atë çast, si investitor konsiderohej familja Zec që në vitin 2006 fitoi lejen për ndërtim të këtij objekt, në katin përdhes 166 m² për hapësira afariste dhe 94m² për banim, kurse në katin e parë dhe atë të dytin rreth 239m² hapësirë për banim. Orllova në vitin 2009 kërkoi që të ndryshohet emri i investitorit, gjë që edhe iu plotësua. Një vit më vonë, ajo kërkoi nga sekretaria e këtij departamenti lejen për ndërtim bazuar në gjendjen e tashme në terren, por që nuk u plotësua kjo dëshirë e saj, sepse nuk kishte baza ligjore për përmbushjen e kësaj kërkese.

 

Brajoviq në inspeksionin e banimit

Vijesti nuk fituan përgjigje konkrete të drejtorisë në pyetjen pse Natasha Brajoviq u largua nga angazhimi për mbrojtjen hapësinore të Ulqinit. “Bazuar në ligjin për punë, dhe në kuptimin e ligjit për të punësuarit dhe funksionerët shtetërorë, Natasha Brajoviq përkohësisht u vendos në inspeksionin për banim”, thuhet në përgjigje.

Brajoviq konsiderohej si një inspektore profesionale. Për këtë arsye pati konflikt me biznesmenin ulqinak Mujo Rexhën.