Ndërpritet ndeshja Mali i Zi-Rusi, goditet edhe një lojtar

0

Ndeshja e futbollit ndërmjet skuadrave të Mali të Zi dhe Rusisë, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Europian, është ndërprerë për të dytën herë.

Pas goditjes së portierit Akinfejev dhe ndërprerjes së ndeshjes për më shumë se gjysëm ore, u duk sikur ndeshja do të vazhdojë në mënyra normale, por në minutën e 68 një lojtar rus u godit përsëri dhe gjygjtari e ndërpreu përsëri ndeshjen.

Kësaj radhe vështirë se do të ketë vazhdim.

Edhe pse është herët të flitet për sanksionet e mundshme, UEFA kurrë nuk është treguar zemergjërë në raste të tilla.

Humbja e ndedhjes në tavolinë është dënimi më rëndë nga ana sportive, por me siguri do të kërë edhe sanksione të tjera për federatën malazeze.