Ndërmarrja “Parqet Kombëtare” kërkojnë Kriporen?

0

Ndërmarrja publike “Parqet Kombëtare” kërkon të marrë me qira Kriporen e Ulqinit.

Edhe pse në ofertën dërguar Gjykatës Ekonomike nuk kanë precizuar asnjë model e as mënyrë menaxhimi, drejtori administrativ i Kripores Ognjen Jovoviq e ka cilësuar këtë si lajm të mirë, shkruan “Vijesti”.

Ai “Parqet Kombëtare” i quajti ndërmarrje serioze dhe se për ofertën do të ketë mjaft diskutime në ditët në vijim.

Akoma nuk është e qartë arsyeja e interesimit të kësaj ndërmarrje për Kriporen, edhe pse kjo ofertë vjen pikërisht tani. Duke u nisur nga fakti se qeveria, përsa i përket Kripores, ndodhet me shpatulla për mur, ka mundësi që kjo ofertë të jetë një zgjidhje e qeverisë për menaxhimin e saj në vitet në vijim.