Ndahet nga jeta “Doktor Flori”

0

Doktor Flori, këngëtari i njohur, ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. Këngëtari u dërgua me urgjencë në spital nga të afërmit e tij me probleme të rënda kardiake.

Mjeket thane se gjendja e tij ishte tejet e rende dhe humbi jeten pak çaste pasi u shtrua rreth ores 9:20 minuta të së hënës.

Nderhyrja kirurgjikale ishte e pamundur. Ne kartelen mjekesore shkruhet per nje dyshim te atakut kardiak, megjithate autopsia qe do t’i kryhet trupi te kengetarit do te nxjerre edhe shkakun e vertete te vdekjes se tij.

Trupi i pajete i kengetarit Florand Kondi u dergua ne morg, per t’u kryer ekspertiza mjeko-ligjore. Nje hetim per vdekjen  e tij do te kryeje edhe policia, e cila eshte ne pritje te rezultateve te ekspertizes. Policia nuk beri nje deklarate zyrtare per vdekjen e kengetarit per shkak te klasifikimit te saj si nje vdekje natyrale.

Doktor Flori ishte 35 vjecar, i martuar dhe baba i një vajze dhe një djali, të ardhur në jetë vetëm pak javë më parë.

http://www.youtube.com/watch?v=JrYI7tARRWE