Ndahen çmimet Oscar. Triumfon “Birdman”

    0

    Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar është filmi “Birdman” ai që triumfon duke marrë plot 4 statuja të arta: filmi më i mirë, regjisori më i mirë (Alejandro Gonzalez Inarritu), kinematografia më e mirë dhe skenari origjinal më i mirë.

    Michael Keaton është protagonisti i komedisë së zezë që tregon historinë e një aktori dikur të famshëm për interpretimin e një superheroi, i cili tashmë shpreson të rikthehet në maja duke vënë në jetë një pjesë teatrore në Broadway.

    Ndërkohë, çmimin e aktorit më të mirë e fitoi Eddie Redmayne për interpretimin e tij në ‘The Theory of Everything’, ku luan rolin e fizikantit Stephen Hawking, ndërsa aktorja më e mirë u shpall Julianne Moore (‘Still Alice’).

    Aktori më i mirë joprotagonist shkoi për JK Simmons në filmin ‘Whiplash’, ndërsa aktorja më e mirë joprotagoniste u shpall Patricia Arquette në filmin ‘Boyhood’.

     

    Ja lista e të gjithë fituesve të çmimeve Oscar:

     

    Filmi më i mirë – Birdman

    Regjisori më i mirë – Alejandro G. Iñárritu, Birdman

    Aktori më i mirë – Eddie Redmayne (The Theory of Everything)

    Aktorja më e mirë – Julianne Moore (Still Alice)

    Aktori më i mirë joprotagonist – JK Simmons (Whiplash)

    Aktorja më e mirë joprotagoniste – Patricia Arquette (Boyhood)

    Kinematografia më e mirë – Birdman (Emmanuel Lubezki)

    Filmi i huaj më i mirë – Ida (Polonia)

    Skenari më i mirë i përshtatur – The Imitation Game

    Skenari më i mirë origjinal – Birdman

    Make-Up-i më i mirë – The Grand Budapest Hotel

    Kolona zanore më e mirë – ‘Glory’ (Selma)

    Filmi i animuar më i mirë – Big Hero 6

    Efektet më të mira vizuale – Interstellar

    Kostumografia më e mirë – The Grand Budapest Hotel