NBA: Vendasit përsëri dominojnë

0

Dje dhe mbrëme u zhvilluan ndeshjet e radhës së play-off-it në ligën amerikane të basketbollit. Ekipet vendase përsëri treguan forcën duke triumfuar në të katër ndeshjet e luajtura.

Cleveland edhe pse kishte humbur dy ndeshjet e fundit në sezonin e rregullt ndaj Boston, mbrëmë tregoi se në play-off nuk ka lëshime.

Të udhëhequr nga K.Irving me 30 dhe LeBron James me 20 pikë, Cavaliers-at fituan 113-100.

Për Boston u dalluan I.Thomas me 22 dhe Olynyk e Turner me nga 12 pikë secili.

Skuadra më e mirë na Konferencën e Lindjes Atlanta Hawks poashtu fitoi ndaj Brooklyn 99-92.

Netsat e filluan keq ndeshjen duke humbur pjesën e parë 20-32 por më vonë treguan lojë më të mirë por pa arritur ta kërcënojnë serizisht ekipin vendas. Për Brooklyn më të mirët ishin Lopes dhe Johnson me nga 17 pikë kurse për Atlanta Korver shënoi 21 dhe Carroll e Teague nga 17 pikë.

Në ndeshjen ndërmjet Memphis dhe Portland nuk pati dyshime. Grizzlies dominuan që nga fillimi deri në fund duke fituar lehtësisht 100-86. U dalluan Udrih me 20 pikë dhe Randolph e Conley nga 16 për Memphis, kurse Aldridge ishte më i miri në fushë për Portland me 32 pikë.

Në derbin e natës Los Angeles Clippers pritën kampionin aktual San Antonio. Por përveç periudhës së dyte kampionët nuk arritën ti bëjnë ballë Chris Paul-it dhe Blake Griffin-it. Të dy ishin mjaft të motivuar dhe me 32 dhe 26 pikë ishin lojtarët më të mirë për të dyja skuadrat.

Përveç Leonard me 18 pikë, komplet skuadra e Spurs ishte e zbehtë dhe humbja ishte e paevitueshme.

Rezultate e ndeshjeve:

 

Cleveland Cavaliers   –   Boston Celtics                113 – 100 (1-0)

Atlanta Hawks   –   Brooklyn Nets                          98  –  92 (1-0)

Memphis Grizzlies   –   Portland Trailblaizers     100 – 86 (1-0)

L.A. Clippers   –   S.A Spurs                                     107 – 92 (1-0)