NBA: Vazhdon drama Spurs-Clippers, Bulls shkatërrojnë Milwaukee-n

0

Drama ndërmjet San Antonio Spurs dhe Los Angels Clippers do të ketë edhe pjesën e shtatë. Mbrëmë Clippers u treguan kokëfortë deri në fund duke arritur fitoren në Teksas dhe cuar serinë në ndeshjen e decizive që do të luhet në Los Angeles.

Diferencën e bëri loja e mirë e pesëshes së parë të Clippers, ku si gjithmonë u dallua Blake Griffin me 26 pikë dhe 12 kërcime, i ndihmuar nga J.J Reddick dhe Chris Paul me nga 19 pikë secili.

Për San Antonio, pesëshja e parë ishte jo në nivelin e duhur dhe u desh ndihma e pankinës ta mbajnë veten në lojë. Bellineli shënoi 23 pikë dhe Diaw 17, por Duncan dhe Leonard vetëm nga 12 secili.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Chicago demonstroi mbrojtje spektakolare duke mos lejuar asnjë lojtar të Bucks të shënojë më shumë se 8 pikë!

Lojën në dorë e mori Dunleavy, i cili përvec 20 pikëve tregoi një lojë perfkte në mbrojtje duke neutralizuar komplet Antetokounmpon. Pau Gasol shtoi 19 pikë, kurse Butler 16 dhe Rose 15 të tjera për fitoren bindëse 120-66.

Për Bucks, Pachulia shënoi 8 pikë kurse Middleton e Bayless nga 7, duke treguar me shifra mizerinë sulmuese të skuadrës.

 

Rezultatet e ndeshjeve:

 

San Antonio Spurs   –   Los Angeles Clippers           96 – 102 (3-3)

Milwaukee Bucks   –   Chicago Bulls                            66 – 120 (2-4)