NBA: Nata e surprizave

0

Rrjedha e ndeshjeve të para të play off-it u duk sikur tregoj për një dominim të kualitetit dhe vazhdimsi të sezonit të rregullt, por mbrëme situata doli nga ky shabllon.

Kur të gjithë prisnin që Bulls të fitojë dhe të përgatitet për ndeshjet me Cleveland, Milwaukee tregoi se nuk është gati të dorëzohet aq lehtë. Ato mbrëmë dhuruan ndoshta surprizën më të madhe të play off-it duke fituar ndaj Chicagos në fushën e këtyre të fundit 94-88.

Michael Carter-Williams dominoi komplet ndaj Derrick Rose, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, duke shënuar 22 pikë 8 kërcime dhe 9 asist, dhe ndaluar Rose në vetëm 13 pikë.

Përvec tij ndihmë të madhe dhanë Middleton me 21 dhe Henson nga stoli i rezerveve me 14 kërcime.

Chicago kishte 3 lojtarë me shifra double-double, Pau Gasol (25 pikë, 10 kërcime), Buttler (20pikë, 10kërcime), Noah (10 pikë, 13 kërcime), por me një përqindje katastrofale saktësie prej vetëm 34.4%. Malazezi Mirotiq luajti 18 minuta por zhgënjeu komplet me vetëm 3 pikë nga 6 gjuajtje.

As Brooklyn nuk lëshon pe në fushën e vet. Ato fituan edhe në të dytën ndeshje rradhazi duke barazuar gjithcka në 2-2 ( 120-115).

Në një ndeshje ku sulmet e të dyja skuadrave ishin në nivel të lartë, u desh koha shtesë që të vendoset fituesi.

Në tri ndeshjet e para Deron Williams ishte në qendër të kritikave për lojën e dobët të tij, por mbrëmë mori “hak” duke shënuar 36 pikë, 21 nga të cilat ishin 3-pikësha. Edhe lojtarët e tjerë të Nets ishin në nivel, Lopez regjistroi përsëri double-double me 26 pikë e 10 kërcime, Johnson shtoi 17 kurse Bogdanoviq 15 pikë.

Edhe Atlanta pati lojtarë në formë të mirë për lojë, Teague dhe Carroll shënuan nga 20 pikë secili, kurse Millsap (16 pikë, 12 kërcime) e Korver (16 pikë, 11 kërcime) regjistruan shifra double-double.

Ndeshja e tretë u luajt në Portland i cili arriti të evitojë “fshesën”. Mbrëme fituan 99-92 duke ngushtuar diferencën në 1-3.

Damian Lillard ishte më i miri me 32 pikë, i ndihmuar nga McCollum dhe Aldridge me nga 18. Aldridge pati edhe 12 kërcime duke regjistruar double-double.

Për Memphis Gasol shënoi 21 pikë kurse Lee 19.

 

Rezultatet ndeshjeve:

 

Chicago Bulls   –   Milwaukee Bucks                          88 – 94 (3-2)

 Brooklyn Nets   –   Atlanta Hawks                            120 – 115 (2-2)

 Portland Trailblazers   –   Memphis Grizzlies       99 – 92 (1-3)