NBA: Memphis shokon Golden State

0
MEMPHIS, TN - DECEMBER 16: Stephen Curry #30 of the Golden State Warriors attempts a shot against the Memphis Grizzlies on December 16, 2014 at FedExForum in Memphis, Tennessee. NOTE TO -- USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2014 NBAE (Photo by Joe Murphy/NBAE via Getty Images)

Nëse në serinë e parë të play off-it favoritët nuk patën shumë probleme, në gjysmëfinale punet po qëndrojnë ndryshe. Pas Chicagos e cila fitoi në Cleveland, edhe Memphis mbrëmë shokoi skuadrën më të mirë të sezonit.

Kur »splash brothers« , sic quhen Curry dhe Thompson, nuk janë në ditën e tyre, atëherë skuadrat e tjera e kanë shumë më të lehtë.

Curry shënoi 19 pikë, por prezenca e tij ishte shumë e zbehtë, she saktësia e dobët, kurse Thompson vetëm 13 të tjera.

Për Memphis Mike Conley u rikthye me maskë në fytyrë pas dëmtimit, dhe tregoi se me të në fushë Grizzlies mund të arrijnë larg. Ai ishte më i miri nga të dy skuadrat duke shënuar 22 pikë. U dallua edhe Randolph me 20 pikë.

Në ndeshjen tjetër Atlanta fitoi ndaj Washington duke barazuar shifrat në 1-1. Mungesa e Wall ishte e parikuperueshm për Wizards edhe pse zëvëndësi i tij Sessions luajti mjaft mire. Ai shënoi 21 pikë dhe ishte më i miri për Washington, por shpërndau vetëm 4 asist cka tregon se i duhet shumë punë të arrijë nivelin e Wall. Përvec tij u dallua edhe Beal me 20 pikë.

Për Hawks, Carroll vazhdon lojën e mire në play off. Ai shënoi 22 pikë, i ndihmuar me Horford dhe Millsap me nga 18. Ky i fundit regjistroi edhe 11 kërcime.

 

 

Rezultatet e ndeshjeve:

 

Golden State Warriors   –   Memphis Grizzlies      90 – 97 (1-1)

 

Atlanta Hawks   –   Washington Wizards                106 – 90 (1-1)