NBA: Huston në finale pas fitores ndaj Clippers

0

Huston Rockets arritën të përmbysin avantazhin e Clippers prej 3-1 në gjysmëfinalen e Konferencës së Perendimit, duke u bërë vetëm ekipi i 9 që e arrin këtë në historinë e NBA.

Ato mbrëmë dominuan gjatë gjithë ndeshjes, duke mos u dhënë asnjë shpresë miqve nga Los Angeles, dhe mbyllur serinë 4-3 në favor të vet.

James Harden si gjithmonë ishte në nivel, duke shënuar 31 pikë dhe 8 asist, por ndihma më e madhe mbrëmë erdhi nga Trevor Ariza i cili shënoi 22 pikë, 18 nga të cilët erdhën prej distancës për tre pikë.

Dwight Howard arriti përsëri double-double me 16 pikë dhe 15 kërcime.

 

Për Clippers, Griffin ishte më i miri me 27 pikë dhe 11 kërcime, Jordan poashtu regjistroi double-double me 16 pikë dhe 17 kërcime, kurse Paul shënoi 26 pikë dhe shpërndau 10 asist.

 

Në finalen e Konferencës Huston do të përballet me Golden State.

 

Rezultati i ndeshjes:

 

Huston Rockets   –   Los Angeles Clippers                 113 – 110 (4-3)