Mbrëmë u luajtën dy ndeshje të xhiros së parë të play off-it në ligën amerikane të basketbollit.
Memphis Grizzlies shënuan fitoren e katërt, duke i dhënë fund serisë me Portland dhe kaluar në gjysmëfinale të Konferencës Perendimore ku i pret Golden State.
Memphis e filloi ndeshjen furishëm duke kaluar në avantazh prej 15 pikësh në periudhën e parë. Portland u mundua të qëndrojë në lojë vetëm falë artilerisë së CJ McCollum, i cili shënoi 33 pikë nga të cilët 21 nga linja e trepikëshit, dhe Damian Lillard me 22 pikë.Lojtarët e tjerë ishin komplet nën nivelin e tyre.
Për Grizzlies u dalluan Gasol me 26 e 14 kërcime, C.Lee me 20 pikë, por edhe veterani Vince Carter (9 pikë) me disa pikë decizive në ruajtjen e avantazhit.
Skuadra më e suksesshme e sezonit të rregull në Lindje Atlanta Hawks, priti Brooklyn Nets në shtëpinë e tyre. Për dallim nga dy ndeshjet e kaluara, pesëshja e parë ishte në nivel kësaj rradhe, edhe pse Nets përsëri u trguan kockë e fortë.
Atlanta ishte në avantazh gjithë kohës por pa mundur të bëjë shkëputjen finale deri në 90 sekondat e fundit. Atëherë lojën në dorë e morën Al Horford dhe Jeff Teague duke shënuar pikë të rëndësishme dhe bllokuar sulmet e Nets.
Përvec Teague dhe Horford me nga 20 pikë secili, u dalluan edhe Carroll me 24 dhe Korver me 17.
Për Brooklyn u desh ndihma e pankinës që skuadra të mbahej në lojë deri në fund, pasi pesëshja e parë nuk ishte në nivelin e duhur.
Rezervat Anderson me 23 pikë dhe Jack me 18 ishin më të mirët, të ndihmuar nga Johnson po me 18 pikë dhe Lopez me 15.
Ndeshja e rradhës luhet në Brooklyn.
Rezultatet e ndeshjeve:
Memphis Grizzlies – Portland Trailblazers 99 – 93 (4-1)
Atlanta Hawks – Brooklyn Nets 107 – 97 (3-2)