NBA: Golden State thellon serinë ndaj Huston

0

Golden State e coi numrin e ndeshjeve të fituara ndah Huston në 6 rradhazi, nga këto dy në play off.

Edhe pse Rockets po e tregojnë se nuk janë kot në finalen e Perëndimit, Warriors po marrin rezultatin. Mbrëme ndoshta edhe ishin pak me fat, pasi Harden u bllokua në tentativën për gjuajtje kur duheshin edhe pak sekonda nga përfundimi.

Ai ishte si zakonisht lojtari më i mirë për Huston, ku përsëri i mungoi vetën një asist për triple-double. Përvec 38 pikëve ai regjistroi edhe 10 kërcime dhe 9 asist.

Dwight Howard u kthye në pesëshen fillestare edhe pse i dëmtuar, dhe shënoi 19 pikë dhe 17 kërcime.

Për Warriors, Steph Curry shkëlqeu përsëri me 33 pikë, i ndihmuar nga Bogut me 14 dhe Thompson me 13 pikë.

 

Rezultati i ndeshjes:

 

Golden State Warriors   –   Huston Rockets        99 – 98 (2-0)