NBA: Golden State kampion!

0

Golden State Warriors i dhanë fund pritjes 40 vjeçare dhe u korurzuan mbrëmë kampion të ligës më të mirë të basketbollit në botë.

Ato shënuan fitoren e 4 në përballjen me Cleveland dhe i dhanë fund serisë me shifrat 4-2.

Ndeshja  mbrëmshme, edhe pse dinamike, nuk kishte emocione rezultati pasi Warriors dominuan pothuajse gjatë gjithë lojës.

Stephen Curry shënoi 25 pikë por heroi i komplet finales ishte Andrew Igoudala, i cili poashtu shënoi 25 pikë dhe në fund meritoi çmimin MVP. Draymond Green regjistroi triple-double me 16 pikë, 11 kërcime dhe 10 asist.

Për Cleveland James si gjithmonë ishte në nivel me 32 pikë, 18 kërcime dhe 9 asist. J.R. Smith shënoi 19 pikë, kurse Mozgov dhe Thompson regjistruan double-double. Mozgov me 17 pikë dhe 12 kërcime, Thompson me 15 pikë dhe 13 kërcime.

Ishte ky një fund i hidhur për LeBron James, i cili u rikthye në Cleveland për të fituar titullin. Ai bëri gati të pamundurën gjatë gjithë play off-it por mungesa e Kevin Love dhe Kyrie Irwing ishin të parikuperueshme.

 

Rezultati i ndeshjes:

 

Cleveland Cavaliers   –   Golden State Warriors    97 – 105 (2-4)