NBA: Golden State kalon në xhiron e dytë

0

Të ndalosh Stephen Curry dhe komplet ekipin e Golden State këtë sezon duket e pamundur. Të paktën për momentin.

Pelicans u munduan me të gjitha armët që kisin në dispozicion, në ndeshjen e tretë ishin edhe afër fitores, por në fund fituan ‘fshesën’ 4-0.

Curry wazhdon të torturojë kundërshtarët me gjuajtjet për 3 pikë dhe asiste pefekte. Mbrëmë shënoi 39 pikë nga të cilët 18 ishin trepikësha. Më e impresionues është fakti se gaboi vetëm 2 nga 8 gjuajtje. Edhe Klay Thompson ishte në nivelin e duhur me 25 pikë, si dhe D.Green me double-double, 22 pikë dhe 10 kërcime.

Për New Orleans i zakonshmi Anthony Davis ishte më i miri me 36 pikë dhe 11 kërcime, dhe Eric Gordon me 29 pikë.

Ndërmjet Memphis dhe Portland është pritur një seri ndeshjesh të forta, por në realitet po kthehet në një rrugë të lehtë për Grizzlies.

Ato triumfuan edhe në ndeshjen e tretë, kësaj radhe në Portland, duke arritur avantazh që asnjë ekip më parë nuk e ka përmbysur.

Marc Gasol shënoi 25 pikë, C.Lee shtoi edhe 20 të tjera për rezultatin përfundimtar 115-109 për Memphis. Problem për Grizzlies mund të paraqesë dëmtimi i Mike Conley i cili e la ndeshjen pas një goditjeje në fytyrë.

Edhe Portland kishte lojtarë në formë të mirë por pa arritur të bëjnë diferencën. U dalluan Batum me 27, McCollum me 26 dhe të zakonshmit Lillard dhe Aldridge me 22 dhe 21 pikë.

Milwaukee arriti një fitore me shumë mund ndaj Chicago. Në ndeshje ku dominoi mbrojtja, Bucks arritën të shënojnë pak para përfundimit të ndeshjes me anë të Bayless duke kaluar në avantazh me 92-90 dhe fituar takimin. Ndeshja e rradhës luhet në Chicago dhe për Milwaukee do të jetë shumë e vështirë të përsërisë rezultatin.

Dallimin e bëri stoli i rezervave, ku Bucks kishte lojtarë më të etur për lojë. O’Mayo shënoi 18 pikë kurse Duddley 13 të tjera.

Për Chicago, Jimmy Butler përsëri ishte në nivel me 33 pikë i ndihmuar nga Gasol me 16 dhe 10 kërcime, por zhgënjeu Rose me vetëm 14 pikë.

Edhe Brooklyn duket se nuk do të dorëzohet lehtë. Edhe pse kishte humbur 6 ndeshje rresht kundër Atlantës, ato fituan atëherë kur ishtë më e nevojshme. Nets-at patën 3 lojtarë me shifra double-double, Lopez 22 pikë 13 kërcime, Young 18 pikë 11 kërcime, si dhe Johnson me 16 pikë dhe 10 kërcime, dicka jo e zakonshme në NBA, dhe Atlanta nuk kishte si të evitonte humbjen. U dallua edhe Bogdanoviq me 19 pikë.

Për Hawks zhgënjeu komplet Kyle Korver me vetëm 2 pikë, kurse Carrol shënoi 22 dhe Millsap 18 pikë.

Rezultatet e ndeshjeve:

 

New Orleans Pelicans   –   Golden State Warriors        98 – 109 (0-4)

Portland Trailblazers   –   Memphis Grizzlies                109 – 115 (0-3)

Milwaukee Bucks   –   Chicago Bulls                                 92 – 90 (1-2)

Brookly Nets   –   Atlanta Hawks                                       91 – 83 (1-2)