NBA: Golden State eliminon Huston dhe rezervon finalen

0

Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers do të jenë dy skuadrat që do të diskutojnë titullin kampion të NBA për këtë sezon.

Mbrëmë Warriors ja filluan ngadalë por me kalimin e kohës vendosën cdo gjë në rrjedhën e tyre, duke triumfuar ndaj Huston Rockets në ndeshjen e pestë të finales së Perëndimit.

Edhe pse Steph Curry ishte në nivel, dhe u ndihmua edha nga Barnes dhe Thompson, ndoshta ato përfituan më së shumti nga loja e dobët e James Harden.

Ai shënoi vetëm 14 pikë, duke gabuar 9 nga 11 gjuajtje dhe humbur 13 topa. Howard ishte më i miri me 18 pikë dhe 16 kërcime, Terry shënoi 16 pikë kurse Ariza 15 të tjera.

Për Golden State, Curry shënoi 26 pikë, Barnes 24 kurse Thompson 20.

 

Rezultati i ndeshjes:

 

Golden State Warriors   –   Huston Rockets    104 – 90 (4-1)