NBA: Golden State dhe Washington tregojnë forcën

0

Mbrëmë u luajtën ndeshjet e para gjusmëfinaliste të play off-it në NBA. Golden State priti Memphis duke treguar edhe njëherë se jo më kot ishte skuadra më e mire e sezonit të rregullt.

Warriors dominuan gjithë ndeshjen, edhe pse loja e tyre kishte shumë mangësi sidomos në mbrojtje, por Grizzlies nuk arritën ta shfrytëzojnë.

Stephen Curry arriti shifra solide prej 22 pikësh dhe 7 asist, Klay Thomson shtoi 18 pikë dhe Green 16 të tjera për fitoren 101-86.

Për Memphis u dalluan Marc Gasol me 21 dhe Randolph me 20 pikë.

Në ndeshjen tjetër Atlanta priti Washington me shpresë se do të vazhdojë lojën e mire të sezonit të rregullt. Por sic u pa edhe në serine me Brooklyn, play off mund të sjell mjaft të papritura. Wizards regjistruan fitoren e pestë rradhazi në play off, duke dëshmuar se nuk do dorëzohen para askujt dhe shkaktuar “break” në fushën kundërshtare.

Atlanta ishte në avantazh në tri periudhat e para, por në të fundit u duk se ishin të lodhur pasi Washington shfrytëzoi gabimet e tyre dhe kaloi në epërsi duke i dhënë fund ndeshjes pa shumë problem.

Në periushën e katërt Hawks kishin një përqindje shokuese saktësie prej vetëm 17%, dicka shumë e pazakontë për ta. Këtë e shfrytëzuan më së miri John Wall i cili shënoi 18 pikë dhe shpërndau 13 asist, Bradley Beal me 28 pikë, dhe veterani Paul Pierce me 19.

Për Atlanta Carroll shënoi 24 pikë por anjë në periudhën e fundit, Al Horford 17 pikë dhe 12 kërcime, kurse Millsap 15 pikë dhe 12 kërcime.

 

Rezultatet e ndeshjeve:

 

Golden State Warriors   –   Memphis Grizzlies                101 – 86 (1-0)

 

Atlanta Hawks   –   Washington Wizards                            98 – 104 (0-1)