NBA: Golden State dhe Atlanta pranë finales

0

Pas një fillimi të dobët të serisë, kur e gjenden veten në disavantazh 1-2 përballë Grizzlies, Warriors e rigjetën formën e sezonit të rregullt, dhe në dy ndeshjet e fundit siguruan fitore të sigurta.

Mbrëmë ato luajtë një mbrojtje perfekte duke neutralizuar sulmin e Memphis dhe limituar atë në vetëm 78 pikë. Edhe pse Curry nuk u dallua me shumë pikë të shënuara, ai e qarkullloi topin shumë mirë dhe ishte më i saktë nga tre pikëshi. Klay Thompson realizoi 21 pikë, Curry 18, por ndihmën më të madhe e dha veterani Igoudala me 16 pikë nga pankina.

Për Memphis, Gasol dhe Randolph realizuan double-double, i pari 18 pikë dhe 12 kërcime, kurse i dyti 13 pikë dhe 10 kërcime, por pa efekt në rezultat.

 

Ndeshja ndërmjet Atlantës dhe Washington ishte shumë më emocionuese. Paul Pierce po kthehet në lojtarin që po torturon Hawks cdo ndeshje në këtë seri. Kur duheshin edhe 8 sekonda nga përfundimi, ai u tregua i saktë nga gjuajtja për tre pikë dhe i kaloi Wizards në avantazh 81-80. Por 8 sekonda ishin mjaft për Al Horford që të marrë një top poshtë tabelës nga gjuajtja e gabuar e Schroeder, dhe ti jap fund ndeshjes 82-81 për Atlanta.

Rikthimi i John Wall u mirprit nga Wizards, dhe ai luajti mjaft mirë duke shënuar 15 pikë dhe shpërndarë 7 asist. Beal ishte më i miri me 23 pikë, kurse Gortat shënoi 14 të tjera.

Për Hawks, të cilët dukshëm janë jasht formës së sezonit të rregullt, Horford ishte lojtari më i mirë me 23 pikë dhe 11 kërcime, i ndjekur nga Teague dhe Millsap me nga 14 secili.

 

Rezultatet e ndeshjeve:

 

Golden State Warriors   –   Memphis Grizzlies   98 – 78 (3-2)

 

Atlanta Hawks   –   Washington Wizards              82 – 81 (3-2)