NBA: Favoritët sipas planit

0

Ndeshjet e mbrëmshme kaluan pa asnjë surprizë të rastit edhe pse favoritët luanin në fusha kundërshtare.

Cleveland, Chicago dhe Golden State kaluan në epërsi 3-0 ndaj oponentëve të tyre, dhe tani vetëm një fitore i ndan nga xhiroja e dytë e play off-it.

Boston u desh një LeBron James në paraqitjen e tij më të mirë në këto tri ndeshje, që Cleveland të shkaktojë “break” dhe korrë fitoren e tretë rradhazi. Ai arriti shifra double-double me 31 pikë dhe 11 kërcime. U dallua edhe Kevin Law me 23 pikë dhe 9 kërcime.

Për Boston më të mirët ishin Turner me 19 dhe Bradley me 18 pikë, por mungoj ndihma e zakonshme e Thomas nga pankina i cili u ndalua në vetëm 5 pikë.

Chicago, i cili në këtë ndeshje ishte pa malazezin Mirotiq për arsye dëmtimi, edhe njëherë tregoi se është një pretendent për titull.

Milwaukee u tregua i rrezikshëm dhe kërkues gjatë gjithë ndeshjes, por në kohën e dytë shtesë Chicago rradhiti 8 pikë pa pësuar asnjë, duke i dhënë fund ndeshjes.

Rose dhe Butler shënuan 34 dhe 24 pikë, kurse Gasol shtoi 17 të tjera dhe 14 kërcime.

Për Milwaukee u dalluan Antetokounmpo me double double, 25 pikë dhe 12 kërcime, si dhe Carter-Williams me 19 e Middleton me 18 pikë.

Skuadra dominuese e sezonit të rregullt Golden State, po vazhdon dominimin edhe në play off.

Pelicans u trguan të fortë dhe këmbëngulës deri në fund, duke pasur avantazh edhe prej 20 pikësh, por Curry kishte përsëri natën e tij.

Ai shënoi 40 pikë dhe ndau 9 asist, dhe ishte figura kryesore në rikuperimin e deficitit prej 20 pikësh dhe cuar ndeshjen në kohë shtesë. U ndihmua edhe nga Klay Thompson me 28 pikë.

Anthony Davis i Pelicans përsëri ishte forca kryesore e skuadrës me 29 pikë dhe 15 kërcime, por kësaj rradhe u dalluan edhe Anderson i cili shtoi 26 dhe Evans 19 pikë.

 

 

Rezultatet e ndeshjeve:

 

 Boston Celtics   –   Cleveland Cavaliers                    95 – 103 (0-3)

 Milwaukee Bucks   –   Chicago Bulls                       106 – 113 (0-3)

 New Orleans Pelicans   –   Golden State Warriors   119 – 123 (0-3)