NBA: Clippers eliminojnë kampionin

0

Mbrëmë u luajt ndeshja e shtatë ndërmjet Los Angeles Clippers dhe tashmë ish-kampionëve të San Antonio Spurs.

Ashtu si edhe ndeshjet e mëparshme, edhe kjo pati një intenziet të lartë, kthese e rikthesa, momente brilante dhe trilerin e sekondave të fundit. U desh përsëri një Chris Paul në nivelin më të lartë që Clippers ti japin fund serisë dh kalojnë në gjysmëfinale. Ai shënoi dy pikët e fundit, nga një pozicion mjaft i vështirë, duke i dhënë avantazhin pvrfundimtar skuadrës së vet.

Përvec Paul me 27 pikë, briliant ishte edhe padyshim lojtari më i mirë i kësaj serie Blake Griffin, i cili arriti shifra triple-double me 24 pikë, 13 kërcime dhe 10 asist.

U dalluan edhe Barnes me 17 dhe Crowford me 16 pikë.

Për San Antoino, Tim Duncan tregoi edhe njëherë se mosha nuk bën pengesë për të, duke shënuar 27 pikë dhe 11 kërcime. I mirë ishte edhe Tony Parker me 20 pikë dhe Green me 16. Leonard përsëri pati një ndeshje të vështirë duke shënuar vetëm 13 pikë, me një përqindje të dobët saktësie prej 5 realizime nga 13 gjuajtje.