NBA: Cleveland në finalen e Lindjes, rikthehet Huston

0

Mbrëmë u luajtën dy ndeshje që sollën mjaft emocione në NBA. Bulls pritën në United Center Cleveland Cavaliers, me shpresë se do të barazonin rezultatin dhe cuar serine në ndeshjen e shtatë. Por nuk ishin të këtij mendimi Methew Dallavedova dhe Tristan Thompson. Me Kevin Love të dëmtuar dhe Kyrie Irwing që lëshoi ndeshjen pas 12 minutave me dëmtim, u desh një paraqitje shembullore nga pankina që të arrihet rezultat i mirë.

LeBron James nuk ishte i saktë nga gjuajtjet (shënoi 15), por shpërndau 11 asist dhe arriti 9 kërcime, ku vetëm njëri i mungoi për triple-double. Dallavedova e zevendsoi Irwing më së miri me 19 pikë, kurse Thompson shënoi 12 pikë dhe 17 kërcime.

Pau Gasol u kthye për Chicago por bëri një lojë të dobët, ashtu si e gjithë skuadra. Vetëm Butler ishte në nivel me 20 pikë, kurse Rose shtoi edhe 14 të tjera.

 

Në ndeshjen tjetër Huston arriti atë cka pak kush e kishte menduar pas ndeshjes së katërt kur Clippers kaluan në avantazh 3-1. Atë shkaktuan “break”-un e dytë në Los Angeles, duke barazuar serinë në 3-3 dhe cuar ndeshjen e shtatë në fushën e vet.

Clippers cuan dëm një avantazh prej 19 pikësh në periudhën e fundit, duke lejuar Huston të shënojnë nga të gjitha pozicionet dhe përmbysur rezultatin.

James Harden ishte më i miri për Huston me 23pikë por ai e kaloi shumicën e periudhës së katërt në pankinë. Atëherë në skenë dolën Corey Brewer i cili shënoi 16 nga 19 pikët e tij në këtë periudhë, dhe Josh Smith po me 19 pikë, të cilët bombarduan Clippers nga distanca duke u shkaktuar një humbje shokuese. Përvec tyre u dallua edhe Howard me shifra double-double, 20 pikë dhe 21 kërcime.

Për Clippers, i zakonshmi Griffin shënoi 28 pikë, por më i miri ishte Paul me 31 pikë dhe 11 asist.

 

 

Rezultatet e ndeshjeve:

 

Chicago Bulls   –   Cleveland Cavaliers            73 – 94 (2-4)

 

Los Angeles Clippers   –   Huston Rockets     107 – 119 (3-3)