NBA: Cleveland dhe James tregojnë forcën

0

Cleveland Cavaliers të udhëhequr nga padyshim lojtari më dominant në dekadën e fundit, LeBron James, shkakuan “break”-un e dytë në Atlanta, duke i dhënë serisë drejtim të njëkahshëm.

Edhe pse pa Kyrie Irving për shkak dëmtimi, Cleveland shfrytëzoi një paraqitje të dobët të Hawks, për ta cuar avantazhin në 2-0.

James ishte më i miri në fushë me 30 pikë, 9 kërcime dhe 11 asist. Iman Shumpert arriti ta zevendsojë Irving mjaft mire duke shënuar 16 pikë, kurse Dellavedova shtoi 11 të tjera.

 

Për Hawks komplet skuadra ishte e dobët. Schroeder nga pankina shënoi 13 pikë kurse yjet e skuadrës Teague, Korver e Horford nga 12 pikë secili. Dështuan komplet Carroll me vetëm 6 pikë dhe Millsap me 4.

 

Rezultati i ndeshjes:

 

Atlanta Hawks   –   Cleveland Cavaliers         82 – 94 (0-2)