NBA: Chicago dhe Golden State vazhdojnë dominimin

0

Mbrëmë u luajtën ndeshjet e dyta të xhiros së parë të play off-it në NBA. Chicago dhe Golden State ishin përsëri në rolin e nikoqirit, përpara se ngjarja rë zhvendoset në Milwaukee dhe New Orleans për dy ndeshjet e ardhshme.

Mbrojtja e Bulls-ave ishte tepër e fortë për Milwaukee duke pësuar vetëm 81 pikë, çka është edhe arma më e fortë e tyre. Noah dhe Gasol realizuan 19 dhe 16 kërcime duke dominuar komplet lojën në reket. Në këtë mënyrë nuk u ndie loja jo e mirë në sulm, ku efektiv ishte vetëm Jimmy Butler me 31 pikë, kurse Rose shtoi 15 të tjera për fitoren 92-81.

Bucks-at i udhëhoqi Middleton me 22 pikë, por pjesa tjetër e skuadrës ishte nën nivelin e duhur për të përballuar Bullsat.

Në ndeshjen tjetër, skuadra më e mirë e sezonit të rregullt Golden State, arriti fitoren e dytë ndaj New Orleans 97-87. Pelicans janë duke bërë ndeshje të mira në Kaliforni por pa arritur të marrin rezultatin e duhur.

Për Warriors u dalluan Klay Thompson me 26 dhe Curry me 22 pikë, kurse për Pelicans Davis shënoi 26 pikë i ndihmuar nga Gordon me 23 dhe Evans me 16 të tjera.

Rezultatet e ndeshjeve:

 

Chicago Bulls   –   Milwaukee Bucks                      92 – 81 (2-0)

Golden State Warriors   –   N.O. Pelicans              97 – 87 (2-0)