Nazif Cungu në Tiranë me 4 kryetarët e komunave që drejtohen nga shqiptarët.

0

Me ftesë të kryebashkiakut të Tiranës Erijon Veliaj, sot në Tiranë jan takuar 5 kryetarët e komunave që drejtohen nga Shqiptarët nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Ata janë pritur sot në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me të cilin kanë diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit, por edhe shkëmbimit të përvojave më të mira për zhvillimin dhe mirëqenien e faktorit shqiptar në qytetet ku drejtojnë.

Më pas ata kanë dhënë dhe një konferencë të përbashkët për mediat, ku kanë vlerësuar nismën e krijimit të këtij Unioni dhe bashkëpunimit mes bashkive shqiptare. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa falënderoi të ftuarit, theksoi se ky takim, por edhe ata që Konferenca e Unionit që do mbahet nesër do mundësojnë shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira.

Përveç Kryebashkiakut të Tiranës që ishte nikoqiri i këtij organizimi, në takime morën pjesë:  Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, Kryetari i Komunsë së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu.