Murati kërkon investime në sportin e Ulqinit

0

Kryetari i klubit të këshilltarëve të Forcës Arian Murati, në një deklaratë të tij nëpërmes rrjeteve sociale, kërkon që Komuna të ndihmojë sportin e qytetit e jo të ndajë mjete pët qytetet tjera.

Murati në mes tjerash thotë se rezultatet e arritura nga sportistët duhen vlerësuar dhe të ndihmohet në kapërcimin e gjendjes së tyre, shpesh mjaft të keqe, financiare. Deklaratën e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë.

“Sporti ështe traditë që kultivohet me të madhe ne komunën e Ulqinit.
Të rinjte e Ulqinit janë dashamir të mëdhenj te sportit.
Padyshim renditjes prioritare te klubeve sportive i prinë klubi i Fubollit Otrant.
Ne perfundim te pjeses se parë te sezonit ,ato renditen te parët,andaj do të duhet një vlerësim për punën e tyre.
Duke e ditur që financimi i Klubit nga Komuna e Ulqinit ishte 0,00 eur per vitin 2015, edhe pse rezultatet ishin fantastike,i bëj thirje Kryetarit te Komunës që te bëjë pagesën e mjeteve per Klubin e Futbollit Otrant -zotëri Kryetar boll e keni financuar sportin e Podgorices !!!
Sporti na bashkon ,andaj i bëjë thirje gjithashtu edhe te gjithe bizneseve ne Komunen e Ulqinit qe ta perkrahim klubin e futbollit ,këta sokola e meritojnë në bazë te rezultateve.
Për ata që e meritojnë – Komuna duhet te jetë pranë tyre.
Sokola urime dhe suksese ne te ardhmen ! “