Muça: Punësime të paligjshme në Kuvend dhe Sekretariatin për financa

0

Kryeadministratori i Komunës së Ulqinit Kapllan Muça, i ka dërguar letër kryetarit të Komunës  Nazif Cungu, me të cilën i bën thirrje që të marrë  masa ndaj punësimeve të paligjshme në këtë institucion. Sipas lajmit dhe dokumentit të publikuar në portalin “Lajme nga Ulqini”, Muça ka evidentuar punësime të paligjshme në sektorët me shifrat e protokollit 02 dhe 04, të cilët i korrespondojnë Kuvendit dhe Sekretariatit për financa.

Sipas shkresës së kryeadministratorit Muça, këto punësime me kontrata të përkohëshme janë në kundërshtim me ligjin për të punësuarit në sektorin publik,  ligjin për financimin e partive politike, si dhe Ligjit për realizimin e marrëveshjes për zgjedhje të lira dhe të ndershme.