Mozhur: Maltezët do të ndërtojnë centralet elektrike me erë

0

Centralet elektrike me erë në malin Mozhur do të ndërtohen nga kompania malteze “Enemalta plc”, shkruajn mediat malazeze.
Ky është vendimi i qeverisë pasi ajo pranoi të kalojë të drejtat dhe obligimet nga koncesionari i parë “Fersa & Celebic”, në kompaninë nga Malta.

Kjo kompani është në pronësi të shtetit të Maltës dhe ministri i energjetikës Konrad Micia, i ka dërguar shkresë qeverisë malazeze ku shprehet mbështetja e tyre për këtë projekt.
Sipas kontratës, koncesioni për ndërtimin e centraleve elektrike jepet me afat 20 vjecar, me opsion shtyrje edhe për 10 vjet.