Mozaiku 60: Gjeka pranon se PDS-së i ka ofruar postin e kryetarit

0

Në emisionin në gjuhën shqipe të Radiotelevizionit të Malit të Zi, Mozaiku 60, kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka, e pranoi se PDS-së (DPS-it) i ka ofruar postin e Kryetarit të Komunës.

Edhe pse ky lajm u publikua me kohë nga portali ynë, antarët e kësaj partie na akuzuan për shpifje me qëllime dashakeqe, gazetari tendencioze, njëanshmëri partiake , e mjaft epitete tjera që më shumë flasin për to se për ne.

Shpresojmë se tani antarët e PD-së e kanë kuptuar se nuk jemi ne fajtorë për mosinformimin e duhur të tyre, si për këtë cështje ashtu edhe për lajmet tjera të publikuara nga portali lajm.me.

Pas kësaj është e udhës që kjo parti të dalë me një deklaratë në të cilën kërkon falje për akuzat e veta ndaj portalit tonë, ose që përkrah veprimet e kryetarit të saj.

Ky do ishte veprim i drejtë jo vetëm ndaj nesh, por më tepër ndaj antarëve dhe simpatizuesve të tyre të ndershëm.