Sipas parashikimeve të meteorologëve, moti në fundjavë do të jetë i ndryshueshëm, me intervale dielli e vransire, por që nuk përjashtohen as mundësitë e reshjeve të shiut.
Temperaturat do të jenë të pandryshueshme dhe pritet që mesatarja të sillet rreth 26 gradë celzius.