Mostar Open 2016: Teakwondo Ulqini kthehet me medalje

0

Me datë 05.11.2016 në qytetin e Mostarit u mbajtë turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë vendet rajonale si Kroacia, Bosnja, Sllovenia, Serbija, Mali i Zi etj, me 600 garues në diciplinën e ndeshjes dhe të formave. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me katër garues dhe një refer.  Të sukseshem ishin garuesit e Ulqinit.
Sumeja Bisha ishte garuesja më e sukseshme e cila fiton medaljen e artë në një konkurrencë fortë. 
Amra Dushku fiton vendin e dytë e cila shpërblehet me medaljen e argjendit, poashtu Amrudin Hoxha dhe Edina Kraja shpërblehen me medalje të argjend.

Falenderojmë sponsorët për kontributin e dhënë.

Klubi i Teakwondosë Ulqini