Monstat: Në korrik Ulqini nuk ishte më i varfëri, paga mesatare 409 euro

0

Paga mesatare e regjistruar në muajin korrik në qytetin tonë ishte 409 euro, cka përbën një ngritje prej 12 eurosh në krahasim me muajin qershor.

Kjo ngritje e përkohëshme dhe e pritur (sezoni turistik), e ka pozicionuar Ulqinin përsëri si një ndër qytetet më të varfër në vend, por jo të fundit. Këtë ‘nder’ për mujin korrik e kanë pasur Danillovgradi dhe Herceg Novi me nga 397 euro secili, Biello Polje me 395 euro, kurse Petnjica kishte mesataren prej 405 euro.

Pagat më të larta janë në sektorin e shërbimit financiar me mesatare prej 907 euro, kurse më të ultat në atë të tregtisë dhe riparimit të automjeteve, 325 euro.