MogUL: Propozim-ligji për planifikimin hapsinor paraqet rrezik për resurset e Ulqinit

0

OJQ MogUl përmes një deklarate për media ka shprehur kundërshtimin e saj për propozim ligjin e ri për planifikim hapsinor.

Nga kjo shoqatë thonë se centralizimi i parashikuar nëpërmes këtij ligji kërcënon resurset e secilës komunë, në veçanti Ulqinit.
Nga MogUl shprehin shqetësimin se Valdanosi, Kriporja dhe zonat e tjera të rëndësishme përsëri po kërcënohen nga betonimi në interes të qarqeve të caktuara, kurse partitë politike shqiptare nuk janë duke reaguar, edhe pse për këtë i obligojnë vendimet e miratuara në Kuvendin lokal.

MogUl do të punojë edhe më tutje në drejtim të mbrojtjes së resurseve dhe interesave të komunitetit lokal, por edhe më fuqishëm në zbardhjen dhe identifikimin e të gjithë akterëve të agonisë shumëvjeçare të Ulqinit, sidomos atyre lokal, thuhet në deklaratë.