MogUl & Horizonti i Ri: Panel për antarsimin në NATO

0

Organizatat joqeveritare MogUl dhe Horizonti i Ri, organizojnë panel diskutim në lidhje me antarsimin e Malit të Zi në NATO.

Panel diskutimi do të mbahet nesër me fillim ne ora 14.00 ne zyrat e MogUl-it dhe Horizontit të Ri në adresën Kodra bb, Ulqin.

Qëllimi i këtij paneli është që me përfaqsuesit e komunës, partive politike dhe organizatat joqeveritare nga Ulqini të diskutohet për përparsitë e antarsimit në NATO.

Në panel do të flasin ambasadori i Sllovenisë në Mal të Zi, Mitja Mocnik, Dritan Abazoviq nga URA, Xhemal Peroviq MogUl, dhe Aleksandar Dedoviq nga Alfa Centar.