Moda e re e punësimit partiak: Orë fallso në shkolla dhe vende pune që nuk ekzistojnë

0

Presioni i antarëve të papunë i partive në pushtet ka shkuar aq larg sa që arsimi dhe shkollat janë kthyer në një poligon për ushtrimin e aktiviteteve partiake.
Komisioni i Ministrisë së Arsimit dhe i sindikatës ka hasur në parregullsi të theksuara në disa shkolla në Mal të Zi.
Sipas informatave që ka mbledhur gazeta “Dan” nga komisionet, në një shkollë në Plevlja 20 vetë kanë marrë rroga nga ky institucion pa qenë fare të angazhuar në punë.
Kjo ka ndodhur edhe në shkollën “Mahmut Lekiq” në Tuz, ku 3 persona kanë qenë në listën e pagave në mënyrë të parregullt.
Sipas përfaqsuesit të sindikatave Slobodan Savoviq, fajtorë për fenomene të tilla janë drejtorët e shkollave, të cilët nuk duhet të lejojnë parregullsi të tilla.

Nga Ministria e Arsimit kanë konfirmuar për “Dan” se parregullsitë ishin prezente dhe se ato janë eleminuar, por nuk janë përgjigjur në lidhje me masat që kanë marrë ndaj drejtorëve.
Përvec pagave ilegale, ka pasur edhe parregullsi tjera thuhet nga komisioni.
Në disa shkolla janë gjetur raste të normave të orëve fiktive si dhe shpëndarje e tyre në mënyrë të jashtëligjshme.
Do të ishte interesant sikur komisioni të vinte edhe në shkollat e Ulqinit, me siguri do të kishin punë hulumtuese shumëvjecare.