Mitrovicë, protesta degjeneron në dhunë, aktivistë të VV-së përplasen me policinë

0

Përplasje mes aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe forcave policore në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Stacionit Autobusëve në Mitrovicë. Mësohet se aktivistët e VV-së tentuan që të shkonin në banesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me një pankartë në duar “Perëndimi nuk falet, veriu nuk ndahet”. Sakaq, VV ka reaguar me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, duke shtuar se nga dhuna ka mbetur i plagosur një aktivist i saj. “Sot aktivistët e VETËVENDOSJE!-s tentuan të vendosin pranë shtëpisë së Kadri Veselit, një pano në të cilën shkruante “Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet!”.Policia e kontrolluar nga klani pronto, intervenoi brutalisht ndaj aktivistëve tanë duke dëshmuar edhe njëherë që prioriteti i sistemit tonë shtetëror është mbrojtja e pronave private të kokave të krimit, Kadri Veselit e Hashim Thaçit. Policia aq shumë është vënë në funksion të këtij klani kriminal, sa që intervenon edhe atëherë kur aktivistët thjeshtë duan të vendosin një pano prej letre pranë pronave të tyre. Njëri nga aktivistët pjesëmarrës, Musa Ajeti – ish luftëtar i UÇK-së, është lënduar nga policia dhe ka humbur vetëdijen.”, citohet në njoftimin e policisë.