Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektrezolutën për demarkacionin me Malin e Zi.
Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së Donika Kadaj Bujupi ka propozuar projektrezolutën në lidhje me demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi e që është përkrahur nga të gjitha partitë me deputetë shqiptarë.
Sipas kësaj projektrezolute caktimi i kufijve me Malin e Zi të jetë vija kufitare sipas Kushtetutës së vitit 1974.
Po ashtu sipas projektrezolutës kryeministri Isa Mustafa do të marrë masa nga Komisioni Shtetëror për caktimin e demarkacionit që të raportojë për shënimin e kufirit dhe për të gjitha diskutimet me palën malazeze.
Në njërën nga pikat po ashtu kërkohet që të fillojë demarkacioni me Serbinë sipas Kushtetutës së vitit 1974.