Miratohet Deklarata për themelimin e Asociacionit të Komunave shqiptare në Serbi

0

Këshilltarët shqiptarë të tri komunave, Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, miratuan sot Deklaratën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi.
Deklarata u miratua në mënyrë unanime të 43 këshilltarëve të tri komunave, njofton KosovaPress-i.
Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, gjatë mbledhjes, tha se sot është një ditë historike dhe se shqiptarët e Luginës çdo ditë janë nën trysninë e deklaratave kërcënuese të qeverisë së Serbisë.
Ndërkaq kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë Jonuz Musliu tha se rrugë tjetër nuk ka pos realizimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës. Sipas tij Serbia gjithmonë ka qenë e interesuar për spastrim etnik dhe marrjen e tokave shqiptare.
Ai theksoi se shqiptarët janë të vendosur që të realizojnë vullnetin e tyre dhe asgjë më shumë.