Ministrja e Brendshme e Maqedonisë i quan shqiptarët njerëz të egjër

0

Opozita maqedonase dje publikoi materialet e tjera të përgjimeve, ku ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, siç dëgjohet me zërin e saj, fyen sërish shqiptarët si fis i egër dhe indianë.

Ajo në këtë bisedë partinë shqiptare që e ka partnere të koalicionit BDI-në e krahason me fis të egër apo indianë. Prej disa kohësh partia opozitare në Maqedoni po publikon përgjime mes zyrtarëve të lartë të vendit.

Situata politike nuk është e qetë, ndërsa para pak ditësh një rajon policie u mor peng nga persona që dyshohet se janë të lidhur me UCK-në. Por ka zëra se kjo ngjarje është inskenuar nga kryeministri Gruevski, për të hequr vëmendjen nga skandali i përgjimeve.

 

 

/lapsi.al/