Ministria tërheq ligjin për simbolet kombëtare

0

Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave tërhoqi nga procedura e Kuvendit të Malit të Zi ligjin për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare, për shkak të numrit të madh të amendamenteve për këta akt legjislativ, raporton agjensia Mina.

Këshilli ligjvënës sot duhej të diskutonte për 36 amendamente të deputetëve nga përfaqësuesit e Frontit Demokratik, Partisë Boshnjake , Malit të Zi Pozitiv, Partisë Socialdemokrate dhe partive shqiptare .

Vetëm Branka Boshnjak e Frontit Demokratik ka dorëzuar jo më pak se 17 amendamente .