Ministria e Turizmit: Janë nisur analizat për shkëputjen e kontratave me investitorët e dështuar

0

Genci Nimanbegu, deputeti i Forcës në Kuvendin e Mali të Zi, i bëri pyetje Ministrisë së turizmit në lidhje me masat që do të ndërmirren nga kjo ministri për investitorët e dështuar në hotelet Jadran, Galeb dhe Lido.

Për herë të parë nga kjo ministri e pranuan se këto investitorë nuk u janë përmbajt kushteve të kontratave dhe se ka filluar analiza për shkëputjen e tyre.

Ka më se një dekadë që zhvillimi i ofertës turistike të Ulqinit varet nga këto investitorë të dështuar, me të cilët kontratat duhej të ishin shkëputur vite më parë.